Zgjedhjet e 2025-ës dhe porosia për diasporën, përfundon mbledhja e kryesisë së PS

Shqipëria

Zgjedhjet e 2025-ës dhe porosia për diasporën, përfundon mbledhja e kryesisë së PS

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste.

Sipas raportimeve të Top Channel, mbledhja kishte në fokus zgjedhjet e majit 2025.

Raportohet poashtu se në këtë mbledhje u zyrtarizua emri i Bledi Klosit si drejtues politik i qarkut të Dibrës.

I gjithë fokusi i mbledhjes ku kryebashkiakët ishin online ishte diaspora. Rama ka kërkuar vijimin e hartimit të një database për të gjithë emigrantët në funksion të zgjedhjeve të 2025.

Ndërkohë pas përfundimit të takimit, Rama para gazetarëve nuk dha detaje, ndërsa iu drejtua duke iu thënë “Anëtarësohuni në PS”.

Presidenti Bajram Begaj pak ditë më parë dekretoi datën 11 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa partitë politike kanë nisur përgatitjet dhe organizimet e strukturave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat