Reshjet e shiut dhe stuhi, mbesin pa drita disa fshatra në Skrapar e Kuçovë

Shqipëria

Reshjet e shiut dhe stuhi, mbesin pa drita disa fshatra në Skrapar e Kuçovë

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Reshjet e shiut dhe stuhia, që ka vijuar gjatë gjithë natës së djeshme në zonat malore, ka krijuar problematika të shumta me energjinë elektrike në rrethin e Skraparit dhe atë të Kuçovës.

Si rezultat i stuhisë së fortë, ka pasur probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike në disa fshatra.
Sipas burimeve të OSHEE-së Berat, si pasojë e erërave të forta është dëmtuar fidri nr.9 në nënstacionin e Çorovodës, duke nxjerrë jashtë pune 2 kabina elektrike.

Të njëjtat burime konfirmojnë se si rezultat i këtyre dëmtimeve kanë mbetur pa energji elektrike prej disa orësh 40 abonentë në fshatrat e thella malore: Leshnje, Potom, Kostren e Tomorr.

Po kështu, dëmtime të linjave të shpërndarjes së energjisë elektrike ka pasur edhe në rrethin e Kuçovës, ku erërat e forta dhe shiu i pandërprerë, kanë dëmtuar fidrin.13/6 kV në nënstacionin e Kuçovës.

Si pasojë e 6 kabinave të dëmtuar nga ky fidër, janë pa energji elektrike që prej orëve të para të mëngjesit 200 abonentë në zonën Gegë-Frashër. Burimet zyrtare të OSHEE-së Berat, konfirmojnë se ekipet ndodhen në terren dhe po vijojnë punën për të riparuar linjat dhe kabinat e dëmtuara, me qëllim kthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat