Shoku i Martinit i plagosur niset drejt Italisë për kurim, flet i ati: Spitali s’na dha garanci që Luisi do t’i rikthehet futbollit

Shqipëria

Shoku i Martinit i plagosur niset drejt Italisë për kurim, flet i ati: Spitali s’na dha garanci që Luisi do t’i rikthehet futbollit

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 18:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Luisin e takuam në aeroportin e Tiranës, nga ku po largohej drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor.

Familja Meçe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga të njohur e të panjohur dhe shpreson në një rikuperim të shpejtë.

“Jam më mirë”, shprehet Luisi.

“E di çfarë ka thënë spitali por që ata nuk më dhanë garanci as firmosën që djali mund ti rikthehet sportit. Ndaj dua të qetësohem me një trajtim më të mirë. Se djali ka pasion futbollin. Si cdo prind do përpiqej për fëmijën e tij!”, shprehet Fiqiri Meçja, babai i Luisit.

Zhurmës së krijuar për hetimin e konfliktit fatal nga ku humbi shokun e ngushtë, Luisi i përgjigjet me këmbënguljen për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Unë dua veç drejtësi.”, shton Luisi.

Në krah i palëkundur vazhdon ti qëndrojë i ati i tij, Fiqiriu por edhe prindi i Martinit si baba i dytë.

“Pres përfundimin e hetimit. Nuk mund të arrijmë në konkluzione. Më tha babi i Martinit që e ka si djalin e tij”, shprehet babai i Luisit.

Në një intervistë për TC familja Meçe zbulon hapat që kanë ndjekur mbi çështjen ligjërisht.

Kemi bërë ekspertizë private mjeko ligjore. Na kanë treguar pamjet vetëm kur dalin fëmijët, jo kur ka ndodhur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat