240 shtëpi pa drita në Berat, reshjet lënë pa energji edhe fshatrat Skrapar e Kuçovë

Shqipëria

240 shtëpi pa drita në Berat, reshjet lënë pa energji edhe fshatrat Skrapar e Kuçovë

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Qarku i Beratit është prekur gjatë fundjavës nga moti me shi dhe erëra të forta.

Si pasojë e stuhisë që ka vijuar përgjatë gjithë natës deri mëngjesin e së hënës disa zona, kryesisht malore kanë mbetur pa energji elektrike në rrethin e Skraparit dhe Kuçovës.

OSHEE njoftoi se rrjeti shpërndarës në nënstacionin e Çorovodës është dëmtuar, duke lënë jashtë funksionit disa kabina elektrike.

Si rezultat, më shumë se 40 abonentë në fshatrat Leshnjë, Potom, Kostren dhe Tomor kanë mbetur pa energji elektrike.

Gjithashtu, ka pasur dëmtime të linjave të shpërndarjes së energjisë në Kuçovë, ku era e fortë dhe reshjet e shiut kanë dëmtuar fidrin e nënstacionit të Kuçovës.

Më shumë se 200 abonentë në zonën Gegë-Frashër janë pa energji dhe 6 kabina elektrike janë jashtë funksionit.

Sipas OSHEE-së në Berat, grupet e punës janë në terren për të riparuar linjat e dëmtuara dhe rikthimin e energjisë elektrike për abonentët, duke marrë parasysh që temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta gjatë këtyre ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat