240 shtëpi pa energji elektrike në Berat

Shqipëria

240 shtëpi pa energji elektrike në Berat

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Qarku i Beratit është prekur gjatë fundjavës nga moti me shi dhe erëra të forta.

Si pasojë e stuhisë që ka vijuar përgjatë gjithë natës deri mëngjesin e së hënës disa zona, kryesisht malore kanë mbetur pa energji elektrike në rrethin e Skraparit dhe Kuçovës.

Është bërë e ditur se është dëmtuarrrjeti shpërndarës në nënstacionin e Çorovodës, duke nxjerrë jashtë funksionit disa kabina elektrike.

Si pasojë kanë mbetur energji elektrike më shumë se 40 përdorues në fshatrat Leshnjë, Potom, Kostren dhe Tomor.

Dëmtime të linjave të shpërndarjes së energjisë elektrike ka pasur edhe në Kuçovë, ku era e fortë dhe reshjet e shiut kanë dëmtuar fidrin e nënstacionit të Kuçovës.

Më shumë se 200 përdorues në zonën Gegë-Frashër kanë mbetur pa drita dhe 6 kabina elektrike kanë dalë jashtë funksionit.

Sipas Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Berat, grupet e punës kanë dalë në terren për të riparuar linjat e dëmtuara, me qëllim rikthimin e energjisë elektrike, duke marrë parasysh edhe faktin se përgjatë këtyre ditëve temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta.

Problemet e tilla shkaktohen edhe nga amortizimi i rrjetit elektrifikues si dhe mungesës së investimeve ndër vite në këto zona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat