Protesta e PL-së para SPAK, e drejtë apo jo? Hajdarmataj: S’jam dakort të hidhen molotov, por…/ Bejko-Hasanaj: Vendi i papërshtatshëm

Shqipëria

Protesta e PL-së para SPAK, e drejtë apo jo? Hajdarmataj: S’jam dakort të hidhen molotov, por…/ Bejko-Hasanaj: Vendi i papërshtatshëm

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 22:21
Në emisionin “Open” në News24

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar edhe protesta e Partisë së Lirisë përballë godinës së Prokurorisë Speciale.

Avokati Bledar Bejko tha se protesta është e pakuptimtë përderisa këta njerëz politikë kanë votuar për ngritjen e këtyre strukturave. Bejko tha se nuk një protestë e tillë është e pakuptimtë, aq më shumë sot kur kemi një vlerësim të bërë nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Por Arben Hajdarmataj tha se kjo nuk ka lidhje pasi nuk u votua në Parlament për një strukturë të tillë që realizon arrestime skandaloze si skenat me ish-Presidentin, Ilir Meta.

Hajdarmataj tha se përderisa kemi protesta qytetare ne duhet të mësohemi. “S’jam dakort që të qëllohet me molotov ndaj prokurorëve, por protestat qytetare duhet të përkrahen”, tha Hajdarmataj.

Avokati Andi Hasanaj tha se protestat para organeve të drejtësisë nuk kanë asnjë kuptim. “Protestat janë të mirëpritura, por nuk ka kuptim të protestohet para organeve të drejtësisë. Gjithkush duhet të protestojë, por vendi ku protestohet nuk është i përshtatshëm”, tha hasanaj.

Por Hajdarmataj tha se pse të mos protestohet kur agjentët e BKH-së ishin prezent atje kur u arrestua në atë mënyrë ish-Presidenti i Republikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat