Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Shqipëria

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Shqipëria do të jetë sërish nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë në vendin tonë; reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, por sasia e tyre do të jetë më e pakët.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territori Shqiptar Ku edhe temperaturat do të jenë tipike dimri.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor duke krijuar në brigjet detare Valëzim 3 – 4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat