Një aksident ka ndodhur këtë të martë rreth orës 06:20 në aksin e rrugës kombëtare Librazhd –Elbasan.
Në këtë aksident u përshi automjeti tip “Skoda” që drejtohej nga 54 vjeçari, Ilirjan Kllogjeri si edhe automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin 35-vjeçarin Vullnet Kazia nga Peshkopia.
Si pasojë e aksidentit automjetet janë dëmtuar pothuajse plotësisht, ndërsa drejtuesit e tyre kanë mbetur të plagosur rëndë.
Ata janë dërguar në repartin e kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.
Burime spitalore bënë me dije se jeta e tyre është jashtë rrezikut. Ndërkaq të plagosurve ju është bërë edhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar se nuk kishin përdorur pije.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se moti i keq dhe mos respektimi i rregullave të shpejtësisë së qarkullimit në këtë aks mund të kenë qenë shkaktarë të ngjarjes.