Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Begaj: Reflektim mbi qasjen tonë ndaj parimeve dhe të drejtave themelore të qytetarëve

Shqipëria

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Begaj: Reflektim mbi qasjen tonë ndaj parimeve dhe të drejtave themelore të qytetarëve

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 10:03
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dha sot një mesazh me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Begaj theksoi se, kjo ditë shërben si reflektim mbi qasjen tonë ndaj parimeve dhe të drejtave themelore të qytetarëve.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, që u aprovua dhe u shpall më 10 dhjetor 1948, njohu të drejtat dhe liritë themelore për çdo qenie njerëzore, pa dallim race, ngjyre, gjinie, gjuhe, feje, origjinë kombëtare ose sociale, opinioni politik, pasurie ose kushte të tjera”, u shpreh Begaj.

Kreu i Shtetit nënvizoi se, Deklarata shërben si një udhërrëfyese për kombet dhe shtetet anëtare.

Begaj ftoi të rinjtë që të jenë mbajtësit dhe përcjellësit e të drejtave dhe lirive themelore.

“Secili nga ne, duke dhënë kontributin e tij, mund të luajë një rol thelbësor në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore”, shtoi Begaj.

Por, në këtë ditë, unë ftoj veçanërisht të rinjtë të jenë mbajtësit dhe përcjellësit e saj, duke çmuar çdo të drejtë që gëzojmë si qenie njerëzore, nisur me respektin e tjetrit, pranimin e njerëzve ashtu siç janë. Duke respektuar, mbështetur e reklamuar të drejtat njerëzore, ju, të dashur të rinj, do të ndërtoni një shoqëri më të mirë e më të paqtë”, përfundoi mesazhin Kreu i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat