Rruga Elbasan-Qafë Thanë/ Zëvendëskryeministrja Balluku inspekton punimet në lotin 3, pranë urës së Murrashit

Shqipëria

Rruga Elbasan-Qafë Thanë/ Zëvendëskryeministrja Balluku inspekton punimet në lotin 3, pranë urës së Murrashit

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 14:04
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet që po kryhen në rrugën Elbasan-Qafë Thanë,

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet që po kryhen në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, saktësisht në Lotin 3 të kësaj nyjeje infrastrukturore, e cila është pjesë e projektit të “Korridorit 8”.

Ajo theksoi se kjo vepër përgjithësisht ndjek shtratin e lumit të Shkumbinit, ndërsa në disa pjesë është dashur të ketë trase të ngritura, me qëllim që zbatimi i projektimit të shkojë sipas planeve.

“Gjithë kjo vepër ndjek shtratin e lumit Shkumbin. Në disa zona kemi trase të ngritura. Në disa zona është përdorur dhe traseja ekzistuese, ndërsa në disa zona kemi bërë dhe mbrojtjen lumore.

Të gjitha Projektet e infrastrukturës janë të lidhura me njëra-tjetrën. Këtu Korridori 8, ka dhe një komponent tjetër, që është dhe hekurudha, për të cilën kemi aplikuar dhe presim fondin”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat