Gjykata regjistron Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike

Shqipëria

Gjykata regjistron Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 21:46
Sali Berisha

Ka marrë fund kalavari i gjyqeve, teksa sot Sali Berisha është regjistruar sërish në Gjykatë si kryetar i Partisë Demokratike.

Përmes një shkrese zyrtare Gjykata vërteton se Berisha është kryetari zyrtar i Partisë Demokratike.

“Vërtetojmë se në Regjistrin e Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezulton se me urdhër nr.12 datë 19.12.1990 të Ministrit të Drejtësisë është miratuar krijimi i partisë “Partia Demokratike”, me iniciale PD ose PDSH. Kryetar i Partisë është z.Sali Berisha. E lëshojmë këtë vërtetim në përgjigje të kërkesës së subjektit të interesuar”, thuhet në shkresën zyrtare.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit ishte emri i Lulzim Bashës ai që përfaqësonte Partinë Demokratike, ndërsa Sali Berisha figuronte në logon e partisë së Ilir Metës.

Tashmë në zgjedhjet e 11 majit, Berisha futet nën logon e PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat