Interpelanca me ministren Manastirliu/ Zhupa flet për vrasjen e Martin Canit

Shqipëria

Interpelanca me ministren Manastirliu/ Zhupa flet për vrasjen e Martin Canit

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 11:33
Ina Zhupa

Po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga deputetja e PD-së Ina Zhupa për ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu.

Zhupa u ndal te vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani me thikë disa javë më parë, ku tha se ishte një ngjarje e lajmëruar.

Sakaq demokratja komentoi propozimin për mbylljen e platformës TikTok, ku tha se vetë politikanët i përdorin këtë rrjet social.

“Se do i marr leje unë Spiropalit çfarë do mbaj në dorë. Zonja ministre (referuar Ogerta Manastirliut) karrigen time unë e kam dhe e shfrytëzoj në interes publik. Një ministre që ka rekorde për hajdutëri, vjedhje dhe për vdekje, nuk vjen këtu të japë moral se si duhet të sillemi. Shqiptarët i dëmton më shumë vjedhja që i bëni fondet publike, se sa fjala e një opozitari.

Kur ndodhi fatkeqësia e kuptoi që është ministre e Arsimit. Nëse një nga ata djem, një i plagosur dhe tjetri nuk jeton, do kishin fituar një medalje në art, sport, e para që di të merrte merita do të ishte Ogerta. Nëse do kishin dakë fitues diku, do ishte Ogerta e para që do na numëronte se çfarë suksesi ka pasur ajo me arsimin, kur ndodh një fatkeqësi, kur ndodh një mungesë përgjegjësie, atëherë Orgerta nuk ka faj.

Po u fut Ogerta ‘live’, u shkon mesazhe shkollave për ‘like’ dhe share. Flisni ju për TikTok, që fushatën e keni bërë në TikTok?! Flisni ju për TikTok? Por jo moj zonjë. Fusni në shkollë arsimin mediatik, çdo njeri të ketë mundësi të shfaqë talentin e vetë.

Ngjarja e Martinit nuk është ngjarje e veçuar. Është një ngjarje e lajmëruar, sindromë një sistemi arsimor që ka dështuar.”, u shpreh Zhupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat