Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nuk ka pranuar kërkesën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha që deputetët të lejohen të flasin dhe akuzojnë ministrat gjatë interpelancave në Parlament.
Berisha tha se ministrat po akuzohen si hajdutë mbi bazë dokumentash, por për Spiropalin kjo nuk është një kërkesë për procedurë.
Berisha: Nuk mund të mos denoncoj brutalitetin me të cilin kryetarja i pret fjalën deputetes. Në rast se ndonjëri këtu në Parlament u thotë hajdut pa u bazuar për dokumente zyrtare…
Spiropali: Kjo nuk është për procedurë.
Berisha: Ju keni të drejtë ta padisni për shpifje. Por këtu me dokumente po bëhet gjyqi publik i hajdutëve.
Spiropali: Ju ndërpres fjalën. Kjo nuk është për procedurë. Mos e ktheni këtë sallë në një sallë fyerjesh dhe denigrimesh.
Ina Zhupa: Na jep fjalën, nuk e vendos ti në fjalitë e para është procedurë apo jo.
Spaho: Vë re një ndryshim shumë të madh të qëndrimit tuaj zonja kryetare që shprehet në fjalor dhe në fytyrë. Duket sikur iu kanë rrahur, ka ndodhur ndonjë gjë? Mund t’u dalim në mbrojtje.
Spiropali: As sqima juaj estetike nuk është për procudurë, mbylleni mikrofonin.