Berisha: Gjyqi publik i hajdutëve me bazë dokumentesh është bërë dhe do të bëhet! Keni të drejtë të padisni nëse…

Shqipëria

Berisha: Gjyqi publik i hajdutëve me bazë dokumentesh është bërë dhe do të bëhet! Keni të drejtë të padisni nëse…

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë seancës në Kuvend, i është drejtuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropalit, duke i kërkuar të mos ndërpresë fjalën e deputetëve të opozitës.

“Nuk mund të mos denoncoj brutalitetin me të cilin kryetarja i pret fjalën deputetes dhe proteston për faktin e vetëm se ajo o drejtohet asaj me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipërisë”, tha Berisha.

Ndër të tjera ish-kryeministri vazhdoi duke thënë se gjyqin publik hajdutëve do ua bëjnë përsa kohë kanë prova.

“Në rast se ndonjëri në këtë sallë ju drejtohet duke ju thënë hajdut pa bazë dokumentesh, ju keni të drejtë ta padisni për shpifje. Por nëse në bazë dokumentesh këtu bëhet gjyqi publik i hajduteve është bërë dhe do bëhet”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat