Tensione në Kuvend/ Demokratët “zaptojnë” foltoren e nuk lenë Koçiun të flasë, Spiropali ndërpret seancën

Shqipëria

Tensione në Kuvend/ Demokratët “zaptojnë” foltoren e nuk lenë Koçiun të flasë, Spiropali ndërpret seancën

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 12:02
Kuvendi

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën duke njoftuar 5 minuta pushim pas tensioneve në Kuvend.

Pas përfundimit të fjalës së deputetit Flamur Noka, deputetët e PD u mblodhën pranë foltores duke mos lënë ministren Albana Koçiu të mbajë fjalën e saj.

Ndërsa, Deputeti i PD Edmond Spaho ka shkaktuar për një moment të qeshura në sallën e Parlamentit mes tensioneve të krijuara që patën si protagonistën opozitën dhe kryetaren e Kuvendit.

Spaho iu drejtua Spiropalit duke i thënë se ka vënë re një ndryshim të madh të qëndrimit të saj, “i cili shprehet në fjalor, por edhe në fytyrë”.

Ai shtoi se Spiropali është “shumë e egër” dhe duket “sikur e kanë rrahur”.

Spaho vijoi duke thënë se nëse ka ndodhur diçka deputetët do t’i dalin Spiropalit në krahë si kryetare e Parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat