Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën duke njoftuar 5 minuta pushim pas tensioneve në Kuvend.
Pas përfundimit të fjalës së deputetit Flamur Noka, deputetët e PD u mblodhën pranë foltores duke mos lënë ministren Albana Koçiu të mbajë fjalën e saj.
Ndërsa, Deputeti i PD Edmond Spaho ka shkaktuar për një moment të qeshura në sallën e Parlamentit mes tensioneve të krijuara që patën si protagonistën opozitën dhe kryetaren e Kuvendit.
Spaho iu drejtua Spiropalit duke i thënë se ka vënë re një ndryshim të madh të qëndrimit të saj, “i cili shprehet në fjalor, por edhe në fytyrë”.
Ai shtoi se Spiropali është “shumë e egër” dhe duket “sikur e kanë rrahur”.
Spaho vijoi duke thënë se nëse ka ndodhur diçka deputetët do t’i dalin Spiropalit në krahë si kryetare e Parlamentit.