Deputeti i PD Asllan Dogjani është përplasur me Gardën në sallën e Kuvendit.
Teksa në foltore ndodhej duke folur socialisti Niko Peleshi, Dogjani ka tentuar që t’i ndërpresë fjalën.
Pasi Garda krijoi kordon pranë foltores, Dogjani është afruar dhe më pas i ka shtyrë më dorë në mënyrë që të kalonte dhe afrohej drejt foltores, por nuk është lejuar.