Dogjani shtyn me forcë Gardën te foltorja, tenton t’i afrohet dhe t’i ndërpresë fjalën Peleshit

Shqipëria

Dogjani shtyn me forcë Gardën te foltorja, tenton t’i afrohet dhe t’i ndërpresë fjalën Peleshit

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 12:33
Kuvendi i Shqipërisë

Deputeti i PD Asllan Dogjani është përplasur me Gardën në sallën e Kuvendit.

Teksa në foltore ndodhej duke folur socialisti Niko Peleshi, Dogjani ka tentuar që t’i ndërpresë fjalën.

Pasi Garda krijoi kordon pranë foltores, Dogjani është afruar dhe më pas i ka shtyrë më dorë në mënyrë që të kalonte dhe afrohej drejt foltores, por nuk është lejuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat