Gjykata e Lartë: Pas datës 10 dhjetor, detyrim për të nisur procesin e zëvendësimit

Shqipëria

Gjykata e Lartë: Pas datës 10 dhjetor, detyrim për të nisur procesin e zëvendësimit

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 13:42
Holta Zaçaj

Gjykata e lartë nis procedurat për zëvendësimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, mandati i së cilës përfundon në 10 mars 2025. Gjykata e Larte thotë për ABC News se ajo ka të drejtën ekskluzive si organ i emërtesës që të shpallë vakancën për këtë post nga data 10 dhjetor, pa u kushtëzuar nga asnjë organ tjetër.

Holta Zaçaj nuk pranon përfundimin e mandatit të saj pas tre muajsh, edhe pse e ka ditur që kur ka aplikuar për këtë post.

Emisioni ‘Real Story’ zbuloi dokumentin që vetë Zaçaj ka firmosur në 2022, ku ajo thotë vetë se mandati i saj ishte i pjesshëm dhe se ai mbaron në mars 2025.

Reagimi i plotë i Gjykatës së Lartë për ABC News: 

Gjykata e Lartë, si organ emërtese i tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të nenit 125, pika 1 të Kushtetutës ka kompetencë ekskluzive për të shpallur thirrjen për hapjen e vakances me qëllim zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, pa u kushtëzuar nga asnjë organ tjetër kushtetues. (Lutemi referojuni nenit 7/ç, pika 1 i ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”)

Nëse Gjykata e Lartë nuk njoftohet për mbarimin e mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i saj, ky mosveprim nuk e shkarkon as Gjykatën e Lartë e as KED, nga përgjegjësia për moszbatimin e detyrimit kushtetues.

Afati i fundit për të njoftuar mbarimin e mandatit të zj. Zacaj ishte 10 dhjetori, pas kësaj date Kryetari i Gjykatës së Lartë nuk ka asnjë justifikim legjitim për të mosvepruar, përkundrazi, një veprim i tillë do të ishte në shkelje të kushtetutës dhe ligjit, duke cenuar kompetencën e Gjykatës së Lartë për të plotësuar vakancën në Gjykatën Kushtetuese, si dhe kompetencën e KED për fillimin e procedurës së verifikimit dhe renditjes së kandidatëve që aplikojnë për këtë qëllim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat