Çështja “Xhaçka”/ “Komisioni i Venecias ishte i qartë”, Koçi: Vota e deputetit nuk mund të imponohet

Shqipëria

Çështja “Xhaçka”/ “Komisioni i Venecias ishte i qartë”, Koçi: Vota e deputetit nuk mund të imponohet

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 14:55
Deputeti i PS, Petro Koçi

Deputeti i PS, Petro Koçi, i ftuar në studion e Neës24 ka komentuar zhvillimet me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, duke u ndalur edhe te opinioni i dhënë nga Komisioni i Venecias.

Sipas tij opinioni i dhënë nga Venecia ishte i qartë, duke thënë se vota e deputetit nuk mund të imponohet dhe se ky i fundit është sovran i votës së tij.

Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese është ajo që interpreton Kushtetutën, por është roli i gjithë të tjerëve për të mbrojtur atë.

“Opinioni i Venecias ishte i qartë duke thënë se vota e deputetit nuk mund të imponohet. Ai është sovrani i votës. Kushtetutën e interpreton GJK, por e mbrojnë të gjithë, mes tyre edhe Parlamenti”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat