Të miturit që sulmojnë me thikë, 3 raste në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Shqipëria

Të miturit që sulmojnë me thikë, 3 raste në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Përdorimi i mjetit prerës thikë nga të miturit së fundmi është kthyer në një fenomen shqetësuese për shoqërinë.

Tre raste të reja të përleshjeve me thika mes të miturve janë regjistruar brenda një dite, gjatë 24 orëve të fundit, në Shkodër, Peshkopi dhe Selenicë.

Për pasojë, për shkak të sherreve banale, 1i mitur është plagosur dhe dy të tjerë janë kanosur.

Një 15-vjeçar në Shkodër kanosi me thikë një 13-vjeçar.

Në Peshkopi një 18-vjeçar dëmtoi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij.

Ndërsa në Selenicë një 13 vjeç kanosi me thikë një tjetër 13 -vjeçar

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” dhe plagosja e shokut të tij duhej të shërbenin si një kambanë alarmi për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e këtyre akteve. Por duket se përleshjet me thika po kthehen në një trend shqetësues, duke ngritur pyetje të thella mbi sigurinë dhe edukimin e të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat