GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dosja e inceneratorit të Tiranës kalon për gjykim

Shqipëria

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dosja e inceneratorit të Tiranës kalon për gjykim

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim për inceneratorin e Tiranës.

Vetëm tre prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm.

Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër gjykuese.

Në datë 2 gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Masat për inceneratorin u lëshuan në dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Tboma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.

Për inceneratorin e Tiranës, ish-deputeti socialist Alqi Bllako njëherësh sekretar i përgjithshëm i ministrisë së mjedisit është ndarë më vete.

Kjo për shkak se, Bllako po hetohet për një tjetër akuzë, atë të korrupsionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat