“Nuk mund të paguajnë të gjithë njësoj”/ Berisha: Çmimi i ujit dhe dritave, në varësi të rrogave!

Shqipëria

“Nuk mund të paguajnë të gjithë njësoj”/ Berisha: Çmimi i ujit dhe dritave, në varësi të rrogave!

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 19:33
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se me ardhjen e kësaj force politike në pushtet, primare do të jetë vendosja e minimumit jetik, rritja e rrogave dhe pensioneve.

Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Berisha tha se ata që paguhen me pak, do ta kenë më të ulët çmimin e dritave dhe ujit.

“Vendosja e minimumit jetik 200 euro. Rroga minimale 500, rroga mesatare 1200 euro. Jo vetëm kaq, nuk mundet shteti t’i shesë energjinë tjetrit si atij me 500 euro dhe atij me 7 mijë euro rrogën. Kurrë, kjo nuk do të ndodhë. Çmimet e energjisë, ujit të pijshëm dhe disa shërbime do të proporcionohen rreptësisht sipas rrogave dhe të ardhurave.

E gjithë beteja jonë vitin e parë të qeverisjes do të jetë të shtrojë bazën e një starti të fuqishëm për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet. Ne ishim më mirë se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor”-u shpreh ndër të tjera Berisha.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat