Protesta e 23 dhjetorit, Berisha: Do e bllokojmë Tiranën në çdo drejtim, nga Qafë Priska në Vorë

Shqipëria

Protesta e 23 dhjetorit, Berisha: Do e bllokojmë Tiranën në çdo drejtim, nga Qafë Priska në Vorë

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 20:10
Pamje nga takimi

Kreu demokrat Sali Berisha tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së se në 23 dhjetor, ora 17:00, Tirana do të njohë mosbindjen civile më të fuqishme që kryeqyteti ka parë ndonjëherë.

Berisha kërkoi angazhimin maksimal të anëtarëve të PD dhe strukturave të kësaj partie, ndërsa theksoi se Tirana do të bllokohet në të gjitha drejtimet.

“Në 23 dhjetor ora 17:00 kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë. Mbarë Bota mezi e pret këtë mosbindje civile.

E kanë mirëpritur kudo në Botë. Ne i jemi mirënjohës mediave ndërkombëtare që kanë pasqyruar protestat tona. Ka gazetarë që kanë humbur vende pune ose janë kërcënuar me humbjen e vendeve të punës për shkrimet që kanë bërë.

Mirënjohja jonë është e pakufishme ndaj tyre. Mediat e Botës i paraqesin me pasion protestat tona, sepse janë anti-diktaturë, janë për liri.

Nga Qafë Priska deri në Vorë duhet ta bllokojmë Tiranën në të gjitha drejtimet. Jam i bindur se ju do të mobilizoni të gjitha potencialet që keni në këtë mosbindje civile”, tha Berisha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat