Gjendet i mbytur një person në kanalin vaditës Peqin -Kavajë

Shqipëria

Gjendet i mbytur një person në kanalin vaditës Peqin -Kavajë

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Mbrëmjen e kësaj të Premteje rreth orës 17:30 në rrjedhën e kanalit vaditës Peqin -Kavajë është gjetur i pajetë një person i seksit mashkull.

Sipas burimeve zyrtare kufoma u gjet në kanalin vaditës në afërsi të fshatit Hoxhaj të bashkisë së Peqinit. Nxjerrja e kufomës u bë e mundur vetëm pas ndërhyrjes së forcave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit  të Peqinit.

Kufoma u identifikua se i përket shtetasit Agim  Dallupi ,25 vjeç nga Peqini. Ai rezultonte i humbur prej 10 ditësh .25 vjeçari njihej si person me aftësi ndryshe dhe që nga dita që u shpall i humbur kërkimet për gjetjen e tij u shtrinë në të gjithë zonën dhe përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin dhe kanalit vaditës Peqin-Kavajë.

Kufoma e 25 vjeçarit u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit për autopsi ,ndërkohë që policia dhe prokuroria po kryejnë hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat