Emri/ Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 42-vjeçari i dënuar me burg

Shqipëria

Emri/ Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 42-vjeçari i dënuar me burg

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 22:55
Ilustrim

Gjevalin Ndue Lika, 42 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitali Rajonal të Shkodrës si pasojë e një arresti kardiak. Ai ishte shoqëruar me urgjencë në spital pasi kishte marrë ndihmën e parë nga shërbimi shëndetësor i IEVP Lezhë.

Lika vuante nga skizofrenia dhe trajtohej me medikamentin Resperidon. Që nga viti 2021, ai ndodhej në IEVP Lezhë, pas transferimit nga IEVP Krujë.

Në vitin 2015, ai ishte arrestuar për dhunë në familje dhe mbahej me masë mjekësore të detyruar, të caktuar nga Gjykata e Tiranës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon familjen për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat