Gazetarja zbardh skemën: Gratë merreshin natën, gënjeheshin se do punonin sherebelë

Shqipëria

Gazetarja zbardh skemën: Gratë merreshin natën, gënjeheshin se do punonin sherebelë

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 23:02
Aida Topalli

Në Review në Euronews Albania u transmetua rrëfimi i 4 grave të cilat u arrestuan si punonjëse në ferma kanabisi por që sipas tyre ato nuk punuan asnjë ditë dhe kishin rënë pre të një mashtrimi.

Duke folur për këtë rast gazetarja Aida Topalli tregoi skemën si funksion rekrutimi i grave për të punuar në përpunimin e kanabisit ku sipas saj ato transportohen natën drejt vendit të punës që të mos identifikojnë zonën ku do të punojnë dhe mashtrohen duke u thënë se do merrem me bimë medicinale ose sherebelë.

“Janë bërë shumë operacione policore por duket se janë dekonspiruar por në dy prej tyre policia ka konkluduar, siç është dhe rasti për të cilin po flasim. Gratë rekrutoheshin pasi u thuhej se do të punonin në përpunimin e bimëve medicinale ose sherebelës dhe përzgjidheshin gra vunerabël, nga familje të varfëra dhe ishte një organizim ku grupoheshin disa gra.

Ato merreshin natën në mënyrë që mos të shikonin rrugën ku po shkonin, u ndaloheshin telefonat, nuk u tregohej kurrë zona ku do të shkonin, hanin dhe flinin në vendin e punës, kishin një lloj menaxheri që i instruktonte dhe punonin me ditë ose me javë”, tha në Review gazetarja Aida Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat