Rama në podcastin ‘Flasim’: Shqipëria është një bekim

Shqipëria

Rama në podcastin ‘Flasim’: Shqipëria është një bekim

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 23:26
Edi Rama

Fokusi i podcastit “Flasim” ishte Shqipëria në sytë e një britaniku që ka zgjedhur të jetojë këtu, ku i ftuar i kryeministrit Edi Rama ishte shtetasi nga Mbretëria e Bashkuar, Karl Roberts.

Me një karrierë 40-vjeçare në industrinë e naftës, e ndarë kjo në disa vende të botës, duke nisur nga Kazakistani, në Singapor, Burma, Trinidad-e-Tobago dhe Australi, Roberts tregon se përse zgjodhi Shqipërinë për të jetuar.

Ndërsa tregon se pjesën më të madhe të kohës e kalon në Shqipëri, Roberts tha se është pikërisht jeta në komunitet dhe lidhja me familjen, që siç shprehet ai, nuk e gjen më tani në qytezën industriale ku u rrit pranë Mançesterit në Britani.

Turizmi dhe siguria janë për të disa nga pikat më të forta që ofron Shqipëria, e cila sipas tij, “po zhvillohet shumë”.

“Unë shoh mundësi. Turizmi është një prej tyre. Industria e turizmit, për shembull, në Britaninë e Madhe është marrosur nga Shqipëria. Nga raportet që lexon po rriten më shumë fluturimet”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama tha: “Është ende si lavjerrëse drejt ‘ikjes’. Sepse në telefon ke një telefon që shikon imazhet e bukura të Gjermanisë, Britanisë, aktorëve, makinave dhe thua po dua të iki. Por nuk është aq e lehtë sepse ka më shumë fotoshop sesa realiteti i një shqiptari që shkon atje. Por ajo që më bën përshtypje është se të gjithë të huajt janë të lumtur për sigurinë. Kur ua them njerëzve më thonë. Çfarë po thua siguri në Shqipëri e nuk ka në Londër, Berlin, Paris? Po”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat