Shiu përmbyt rrugët në Bulqizë, bora shkakton probleme në male

Shqipëria

Shiu përmbyt rrugët në Bulqizë, bora shkakton probleme në male

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 09:21
Shiu përmbyt rrugët në Bulqizë

Reshjet e mëdha të shiut të shoqëruar edhe me reshje dëborë në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit kanë sjellë probleme në rrugë.

Reshjet e shiut kanë përmbytur rrugën qe lidh Lagjen e Re me Lagjen  e Vjetër.

Reshje dëbore ka pasur edhe te minierat e Zonës D, po ashtu edhe te minierat e Ternovës dhe dhe ato të Marraneshit.

Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që transportojnë minatorët të kenë kujdes në lëvizje dhe të përdorin zinxhirë në vendet ku ka nevojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat