Tabaku: Shumica nuk qeveris sipas barazisë përpara ligjit

Shqipëria

Tabaku: Shumica nuk qeveris sipas barazisë përpara ligjit

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 11:13
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video në rrjetet e saj sociale me titullin “Ditari i Javës”, ku analizon një nga çështjet më shqetësuese të qeverisjes aktuale: moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca. Sipas saj, ky është një tjetër shembull i qartë se si shumica po vepron në kundërshtim me parimin e barazisë përpara ligjit.

Në postimin e saj, Tabaku argumenton se një shumicë që vepron me dy standarde për drejtësinë jo vetëm që minon rendin kushtetues, por edhe thellon krizën ekonomike që ndjehet në tryezat e çdo familjeje shqiptare.

Ajo thekson se vendimet e mazhorancës janë një reflektim i mungesës së përgjegjshmërisë dhe vullnetit për të respektuar ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Demokratja nënvizoi gjithashtu se mazhoranca që nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese është e njëjta që ka votuar ligje të hartuara sipas interesave të ngushta. Këto ligje, sipas saj, jo vetëm që kanë dëmtuar ekonominë, por kanë qenë shkak kryesor për rritjen e çmimeve dhe përkeqësimin e gjendjes financiare të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat