Pas një hetimi 8- mujor, Forcat e Posaçme Operacionale në Vlorë kanë arrestuar 3 persona dhe kanë shpallur në kërkim një person tjetër nën akuzën e shitjeve të lëndëve narkotike.
Operacioni i koduar ‘Ndalesa’ i cili u krye me metoda speciale të hetimit dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore u finalizua me arrestimin e tre shtetasve dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, peshore elektronike si dhe 3 aparate telefonike.
Shtetasit e arrestuar dyshohen se vepronin si grup, duke siguruar lëndën narkotike, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e shpërndanin për shitje në qytetin e Vlorës.
Policia po vijon punën për arrestimin e personit tjetër të shpallur në kërkim, një 28 vjeçar banues në qytetin e Vlorës.