Shkëputet guri masiv në Librazhd/ Rrezikohet banesa me 5 anëtarë në fshatin Vehçan

Shqipëria

Shkëputet guri masiv në Librazhd/ Rrezikohet banesa me 5 anëtarë në fshatin Vehçan

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 14:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Banorët e fshatit Vehçan në Librazhd janë zgjuar këtë mëngjes të tronditur nga një gur masiv i cili vuri në rrezik jetën e tyre.

Një familje prej pesë anëtarësh ka shpëtuar mrekullisht pasi guri u shkëput nga një lartësi duke ardhur shumë pranë banesës së tyre.

Banorët shprehen se kanë frikë të qëndrojnë në banesat e tyre pasi mund të përsëritet e njëjta situatë, ndërkohë kërkojnë ndihmën e shtetit.

Banori Fatmir Misku thotë se po u rrezikohen familjet dhe se nuk ka mundësi të zhvendoset në vend tjetër.

“Erdhën ata të bashkisë kur i lajmëruam dhe po diskutonim që shtëpia nuk bëhet këtu. Ne nuk i bëmë sot këto shtëpia, unë jam 54 vjec këtu kam lindur dhe këtu do vdes. Nuk kam mundësi të iki aty ku duan ata, ku u vjen atyre më lehtë. Ne këtu jemi, këtu kemi qenë dhe këtu do rrijmë. Çdo gjë e bëjmë me borxhe. Një rrugë e kemi bërë me borxhet tona dhe akoma i kemi borxhe me njëri- tjetrin dhe sot. Një komunë, një bashki , një shtet nuk paska mundësi të na ndihmojnë për 1 km rrugë. Nami u bë!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat