Blegtoria dhe bujqësia janë ndër profesionet më të hershme me të cilat janë marrë banorët e fshatit Zvërnec.
Sot, shumë familje jetojnë nga të ardhurat nga këto dy profesione. Harrilla Balli kujdeset për 80 krerë dele dhe dhi çdo ditë.
Ai e përshkruan këtë detyrë të tij si tepër të vështirë, pasi sipas tij mungon mbështetja financiare nga shteti.
Blegtori tregon se pjesa më e madhe e tokave bujqësore në Zvërnec janë të zaptuara nga banorë jo të fshatit, duke mos i lënë të kullosin bagëtitë.
Një pjesë të bagëtive, ai thotë se i shet, kryesisht për rastet e festave të fundvitit apo festave fetare.
Fitimet që nxjerr nga shitja e tyre, blegtori thotë se nuk justifikojnë koston, si dhe mundimet e gjithë vitit.
Për shkak të pamundësisë ku të kullotë bagëtitë, blegtori çdo ditë udhëton dhjetëra kilometra duke përshkuar rrugë mes automjeteve, duke rrezikuar edhe jetën për t’u kujdesur për to.