Blegtorët e Shqipërisë në vështirësi, u mungojnë kullotat dhe subvencionet nga shteti

Shqipëria

Blegtorët e Shqipërisë në vështirësi, u mungojnë kullotat dhe subvencionet nga shteti

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Blegtoria dhe bujqësia janë ndër profesionet më të hershme me të cilat janë marrë banorët e fshatit Zvërnec.

Sot, shumë familje jetojnë nga të ardhurat nga këto dy profesione. Harrilla Balli kujdeset për 80 krerë dele dhe dhi çdo ditë.

Ai e përshkruan këtë detyrë të tij si tepër të vështirë, pasi sipas tij mungon mbështetja financiare nga shteti.

Blegtori tregon se pjesa më e madhe e tokave bujqësore në Zvërnec janë të zaptuara nga banorë jo të fshatit, duke mos i lënë të kullosin bagëtitë.

Një pjesë të bagëtive, ai thotë se i shet, kryesisht për rastet e festave të fundvitit apo festave fetare.

Fitimet që nxjerr nga shitja e tyre, blegtori thotë se nuk justifikojnë koston, si dhe mundimet e gjithë vitit.

Për shkak të pamundësisë ku të kullotë bagëtitë, blegtori çdo ditë udhëton dhjetëra kilometra duke përshkuar rrugë mes automjeteve, duke rrezikuar edhe jetën për t’u kujdesur për to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat