Analisti Ben Andoni në një intervistë për një emision televiziv komentoi aktualitetin politik në vend. Ai tha se fatkeqësisht parlamenti shqiptar është në duart e dy personave, Edi Ramës dhe Sali Berishës.
“Përveç disa deputetëve të përveçëm në Kuvend ka më shumë njerëz që nuk thonë asgjë për publikun dhe pak prej tyre ngrenë shqetësime që prekin drejtpërdrejtë qytetarët, ndërsa pjesa tjetër më shumë është më shumë e përgatitur për të protestuar në Kuvend.
Fatkeqësisht pamë që Komisioni i Venecias u keqpërdor nga politika shqiptare, pasi në vend që të përdorej si instrument për të zgjidhur kriza me të vërtetë politike, se sa një rast të përveçëm si është rasti i mandatit të deputetes së Olta Xhaçkës, i cili ka vlerë për politikën, pasi në publik e ka humbur efektin e tij të kuriozitetit".
“Fieri, lokomotiva e fitores së PL”, Blushi: Erjon Veliaj është bashkë-ortak me Ndragetën në ndërtimin e kullave të drogës në Tiranë.
Për mendimin tim, mazhoranca ia doli më së miri që ta ruajë mandatin e Xhaçkës deri në fund, por përvoja politike ka dëshmuar se këto raste kthehen në të përsëritura”, u shpreh Andoni.
Ndërkaq, i pyetur rreth zhvillimeve që vijnë nga drejtësia shqiptare, dhe veçanërisht nga Prokuroria e Posaçme, e cila nuk i kursen goditjet e saj si majtas, ashtu dhe djathtas, ku së fundmi po vijon me intensitet hetimi i pasurisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj
“Unë besoj shumë që arrestimet do të vazhdojnë nga ana e SPAK-ut. Ka një qetësi relative, pasi po pritet rrotacioni i administratës amerikane, por besoj se do të mbetet e njëjta mbështetje për SPAK-un. Do të ketë shumë probleme politika shqiptare me SPAK-un, dhe janë të shumtë që do kenë probleme me z. Dumani”, u shpreh analisti Ben Andoni.