Aksidenton këmbësoren dhe largohet, policia e Korçës në kërkim të drejtuesit të mjetit

Shqipëria

Aksidenton këmbësoren dhe largohet, policia e Korçës në kërkim të drejtuesit të mjetit

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë – Bilisht. Mësohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Bëhet fjalë për një grua, e cila mësohet të ketë qenë duke lëvizur ne rrugën nacionale kur është goditur nga një mjet ende i paidentifikuar edhe për policinë e qarkullimit rrugor.

E aksidentuara ndodhet në spitalin rajonal të Korçës ku po jepet ndihma mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është duke punuar për identifikimin e kapjen e drejtuesit të mjetit që ka shkaktuar këtë aksident. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat