Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, del të hënën para gjykatës 17 vjeçari në Fier

Shqipëria

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, del të hënën para gjykatës 17 vjeçari në Fier

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Adoleshenti Borni Dalani, i cili goditi me thikë bashkëmoshatarin Hydai Xhafaj në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha” në Cakran të Fierit, do të dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca do të nisë në orën 10:15.

Ngjarja ndodhi më 13 Dhjetor pas një sherri që nisi mes tyre për rrjetet sociale.

Sipas policisë, konflikti mes dy 17 vjeçarëve ka nisur pasi nxënësi i plagosur Hydai Xhafaj pretendonte se autori i dyshuar Borni Dalani shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.

Debatet e nisura disa ditë me parë, u përshkallëzuan të premten në përplasje fizike në katin e dytë të shkollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat