Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK me bastun në dorë.
“Jeta kështu është”, ka thënë deputetja, ndërsa është pyetur nëse është dëmtuar.
“Jo”, ia ka kthyer ajo gazetarit.
Nuk dihet nëse Kryemadhi është dëmtuar, apo përmes bastunit kërkon të përcjellë një mesazh.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Kryemadhi ndodhet në Apelin GJKKO-së për ankimin mbi sekuestron e dy vilave. Seanca ka nisur në orën 10:00.