Sot në mëngjes, kryeministri Edi Rama, në statusin e kryetarit të PS, ka mbledhur në selinë e PS drejtuesit politikë socialistë në qarqe.
Gazetari Ergys Gjencaj raporton për Balkanweb se në mbledhje kanë marrë pjesë në lidhje online edhe kryetarët socialistë të Bashkive.
Mbledhja është fokusuar tek përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.
Detaje tjera nuk u japen.