Profesor Ilia Lëngu i bashkohet fushatës së mbjelljeve në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj: Shembull për një qytet më të gjelbër

Shqipëria

Profesor Ilia Lëngu i bashkohet fushatës së mbjelljeve në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj: Shembull për një qytet më të gjelbër

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 11:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Profesori i letërsisë Ilia Lëngu, i njohur për pasionin e tij ndaj natyrës, sidomos për kërpudhat dhe shpendët, I është bashkuar nismës së bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve.

Fotot e tij janë ndarë në rrjete sociale nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

I cili e përshkruan këtë akt simbolik të profesorit të njohur si një shembull që duhet të ndiqet për një qytet më të gjelbër.

“Një pemë e mbjellë nga Profesor Ilia Lëngu i shtohet Tiranës, një shembull i bukur për një qytet më të gjelbër”, shkruan Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat