Adoleshenti i cili u la në burg nga Gjykata e Fierit pasi goditi disa herë më thikë shokun e tij të klasës, ka heshtur para togave të zeza, duke mos thënë asnjë fjalë lidhur me konfliktin e pak ditëve më parë në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në Cakran.
Burime bëjnë me dije se adoleshenti me iniciale B. D ka thënë vetëm:
“Jam në ankth, nuk jam në gjendje të flas”.
Mësohet se avokati mbrojtës ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, atë të arrestit në shtëpi, por gjykata ka vendosur që adoleshenti të qëndrojë në burg.