Gruaja e Branko Shkozës, 33-vjeçarit që u vra nga shoku i tij ka mohuar se burri i saj t’i këtë ngacmuar bashkëshorten autorit të dyshuar, shtetasit Majlind Habibi.
Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetarës Evis Ahmeti, gruaja shprehet se bashkëshorti i saj pinte shumë dhe kur pinte e kishte gojën e rëndë, pasi i shante njerëzit.
Ajo thotë se burri i saj punonte shumë pak, madje për të kujdesej njësoj si fëmijë. “E mbaja në gjoks dhe e zinte gjumi si fëmijë”, thotë ajo.
“Ai më tha mua do iki të pi kafe dhe do vij prapë, se unë isha në punë. Më tha do vish të pish kafe. Unë i thashë nuk vij dot, se isha edhe me grip. Aty kam folur për herë të fundit.
Më dilte në ëndërr, ika në punë më dilte, më shfaqej. Vjehrra më tha Branko është në kanal dhe po qante.
Kur u vonua tre ditë, mendova se i ka ndodhur diçka. Se i thosha mos pi. Unë mendova se mos ka pirë dhe ka rënë te kanali”, tregoi gruaja.
E pyetur në lidhje me pretendimet se ai i ka ngacmuar gruan shokut, ajo u përgjigj: “Nuk bënte gafe të ngacmonte, ai më përcillte mua në punë, më priste dhe rinte gjithë ditën tapë i pirë. Ata ishin shokë të ngushtë”.
Ajo shprehet se ka pasur raste kur Branko e ka dhunuar, por kjo sipas saj ndodhte kur ai ishte i dehur. “Burri im shante, edhe njerëzit e mi i ka sharë, por unë nuk ja vija re, sepse kur pinte shante”.