Ulliri, problem fuqia punëtore/ Vit i mbarë me prodhimin në Peqin! Mungojnë njerëzit për të vjelë produktin

Shqipëria

Ulliri, problem fuqia punëtore/ Vit i mbarë me prodhimin në Peqin! Mungojnë njerëzit për të vjelë produktin

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Peqini njihet për ullishtet e tij të hershme, por vitet e fundit masivisht është investuar në pyllëzimet me ullinj të qindra hektarë sipërfaqe kodrinore edhe në zonat përreth.

Ndërsa një vit më parë prodhimi nuk qe i mbarë dhe çmimi i vajit të ullit arriti majat këtë vit situata duket më ndryshe.

E teksa çmimi i vajit të ullirit vijon të jetë i kënaqshëm, për fermerët problem mbetet fuqia punëtore sidomos në vjeljen e ullirit.

Tashmë që rinia është larguar, fermerët gjykojnë se pak e nga pak gjithë këto sipërfaqe të mbjella me pemtari do të braktisen e do të shkatërrohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat