Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e GJKKO ku në apel u shqyrtua ankimi i saj për dy vilat e sekuestruara. Por këtë herë ajo që ra në sy ishte fakti që Kryemadhi u paraqit me një bastun.
Në përfundim të seancës, Kryemadhi tha për gazetarët se ka vrarë gjurin për shkak se bën palestër, ndërsa theksoi se edhe bastuni i pëlqen sepse i duket trendy.
“Ju e dini që unë bëj palestër shumë dhe e kam vrarë pak gjurin. Por edhe më pëlqen me thënë drejtën ky bastuni se është trend”, tha Kryemadhi.
Por e pyetur se mos bëhet xheloz Ilir Meta, për faktin që ajo bën palestër dhe ai jo, pasi nuk i ka kushtet në burg, Kryemadhi u përgjigj: “Nuk flas për njerëz që nuk kanë të bëjnë me jetën time”