Shtyhet shkarkimi i Zaçajt/ Të martën, seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Kushtetueses

Shqipëria

Shtyhet shkarkimi i Zaçajt/ Të martën, seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Kushtetueses

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 14:05
Holta Zaçaj.

Gjykata Kushtetuse nuk doli me një vendim në lidhje me mbarimin e mandatit të kryetares Holta Zaçaj.

Seanca u shty për të martën e 17 dhjetorit, në orën 13:00.

Secili prej gjyqtarëve do të duhet të shprehet me votë mbi mandatin e Zaçajt dhe si në çdo vendimmarrje tjetër, duhen 5 vota, për të deklaruar përfundimin e mandatit të kryetares së Kushtetueses.

Të enjten në mbrëmje, Zaçaj bëri një hap pas dhe deklaroi kërkesën për ta përfunduar mandatin në Kushtetuese, pasi u përplas me Gjykatën e Lartë, duke pretenduar se mandati i mbaron në fund të vitit të ardhshëm dhe jo në mars, siç parashikohet në skemën e ripërtëritjes, mbi një datë që edhe vetë ajo kishte firmosur në momentin që aplikoi si kandidate në Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat