Video e Parashqevi Simakut, Ergys Mërtiri: E bënë objekt të spektaklit të vuajtjes

Shqipëria

Video e Parashqevi Simakut, Ergys Mërtiri: E bënë objekt të spektaklit të vuajtjes

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 22:28
Analisti Ergys Mërtiri

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi një nga këngëtaret e suksesshme të skenës shqiptare, të mbi 30 viteve më parë, Parashqevi Simakun.

E konsideruar si ikonë e muzikës shqiptare, Simaku u largua në vitin 1991 drejt SHBA dhe prej atëherë ishte zhdukur nga sytë e publikut shqiptar.

Analisti Ergys Mërtiri tha se kjo mënyra se si mëshirohet është për ta shqyer edhe njëherë duke e hedhur në publik.

“Ka një përversion, një dëshirë për të parë plagën e tjetrit. Ky është spektakli i vuajtjes, nuk është film. Mënyra më e mirë se si respektohet vuajtja është t’i garantohet intimiteti.

Në normalitet vuajtja kërkon intimitet. Nuk po respektojmë as vuajtjen e tjetrit”, tha Mërtiri. Ai tha se e gjithë kjo që ndodhi ishte një spektakël i vuajtjes. “E nxorrën në publik, e bënë objekt spektakli”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat