Gjikondi: Berisha shkeli kodin si tropojan, nxori foton e gruas së Dumanit

Shqipëria

Gjikondi: Berisha shkeli kodin si tropojan, nxori foton e gruas së Dumanit

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 23:36
Juristja Brizida Gjikondi

Juristja Brizida Gjikondi ka deklaruar se Berisha shkeli kodin si tropojan kur nxori foton e gruas së kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Gjikondi tha se Berisha preku fundi kur nxori këtë foto, ndërsa theksoi se “ushtarët e tij të përkohshëm duhet t’u vijë turp nga ajo sjellje dhe qasje dhe luftë politike e shëmtuar”

“Duke parë performancën e z. Berisha nuk e prisja që do të degradonte deri në këtë pikë. Berishën e quaj kancerin e kombit shqiptar. Të arrijë të nxjerrë fotografinë e bashkëshortes së kryeprokurorit të Shqipërisë dhe të shkelë të gjitha kodet etike, morale, njerëzore. Ndaç si tropojan, ndaç si shqiptar, ndaj si ish-shtetar, ndaç si kryetari i opozitës ajo është t9 prekësh fundin”.

“Më ka lënë shijen më të neveritshme. Edhe ata që janë në krah të tij, ushtarët e tij të përkohshëm duhet t’u vijë turp nga ajo sjellje dhe qasje dhe luftë politike e shëmtuar. Nuk ka më tmerr se sa ti të nxjerrësh familjen, gruan e një kryeprokurori që ta shqyejnë bandat kriminale, që Dumani me shokët e tij kanë luftuar këto kohë”, u shpreh Gjikondi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat