Jozefina Topalli ishte këtë të hënë e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka folur për ngjarjet e fundit politike në vendin tonë. Ajo u ndal edhe njëherë te përplasjet që ndodhën mes demokratëve ku u krijuan disa grupime brenda PD dhe më pas bashkimin e disa prej tyre në krahun e Sali Berishës.
“Si duket ata kanë pasur nevojë për më shumë kohë për të kuptuar që parimet dhe vlerat peshojnë më shumë. Këto mund të mëshirohen në një numër më të vogël njerëzish në fillim, por më pas këta bëhen shumicë dhe atyre u është dashur më shumë kohë të kuptojnë se ku është shumica. Gjithashtu edhe për të kuptuar parimet bazë mbi të cilat funksionon zgjedhja, zgjedhja e kryetarit e të tjerë”
E pyetur nëse mendon se kjo ka qenë zgjedhje pragmatike e tyre, Topalli tha se mund të ketë qenë zgjedhje pragmatike, por edhe nga presioni i opinionit publik.
“Unë uroj të jetë e tejkaluar. Por këto kanë qenë prova individuale dhe prova në grup, për një grup parlamentar që kishte probleme të formimit politik në element të saj”,-tha ajo.