Integrimi/ Mbahet këtë të martë konferenca e tretë ndërqeveritare me BE, Rama kryeson delegacionin

Shqipëria

Integrimi/ Mbahet këtë të martë konferenca e tretë ndërqeveritare me BE, Rama kryeson delegacionin

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel këtë të martë, më 17 Dhjetor.

Shqipëria do të hapë negociatat për klasterin e 6-të “Marrëdhëniet me Jashtë”, që përfshijnë politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ky grup kapitull që parashikohet të përmbyllet më shpejt në negociata edhe për shkak se vendi ynë ka qenë në të njëjtën linjë me politikën e jashtme të BE-së, kryesisht në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë apo edhe për çështje të tjera që lidhen me sigurinë e kontinentit europian apo me politikën e jashtme të tij, përfshirë edhe qëndrimin për konfliktin në rripin e Gazës.

Kjo konferencë e tretë ndërqeveritare do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, pas asaj të mbajtur në Luksemburg më 15 tetor, ku Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit ose “Themeloret” që përfshinin Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore, Drejtësinë, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

Rrugëtimi Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, i cili mori dakortësinë në marsin e vitit 2020, ka rezultuar i suksesshëm por jo me pak sfida dhe vështirësi nga ana e unionit, të cilët për shumë vite e lidhën fatin e Tiranës me atë të Shkupit, dhe vetëm para dy muajsh, Shqipëria u nda nga Maqedonia e Veriut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat