“Plumbi i Artë”/ SPAK kërkoi dëshmi me dyer të mbyllura të Nuredin Dumanit, revoltohen të pandehurit e tjerë, braktisin seancën

Shqipëria

“Plumbi i Artë”/ SPAK kërkoi dëshmi me dyer të mbyllura të Nuredin Dumanit, revoltohen të pandehurit e tjerë, braktisin seancën

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Pak më parë SPAK kërkoi nga GJKKO që dëshmia e Nuredin Dumanit të bëhet me dyer të mbyllura. Kjo ka shkaktuar revoltën e të pandehurve të tjerë të cilët kanë braktisur seancën.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Para se të braktisnin sallë, ata deklaruan se nuk kishin asgjë për të fshehur dhe donin që fjala e tyre të dëgjohej.

Dua që fjala ime të jetë transparente dhe seanca të zhvillohet me dyer të hapura. Kërkoj që media te jetë prezente në sallë”, u shpreh i pandehuri Petrit Çoli.

Ndërkohë avokatët kanë theksuar se nuk ekzistojnë shkaqe të ligjshme që procesi të vijojë me dyer të mbyllura.

Media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë, ka dhënë më shumë se gjysmën e dëshmisë”, kanë deklaruara ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat